Besimi: Do të lirohet çmimi i bukës, miellit, vajit, qumështit, mishit dhe vezëve

Ditëve në vijim pritet të ulet çmimi i bukës, sheqerit, mielli tip 400, vaji i luledielli, qumështi me yndyrë 2.8, 3,2 dhe 3,5 për qind, mishi i freskët dhe vezët, përcjell TV21. Ministri Financave, Fatmir Besimi sot tha se si rrjedhojë e uljes së TVSH-së pas karburanteve, ditëve në vijim pritet lirimi edhe i këtyre produkteve bazë të ushqimit.

“Vendimet së bashku me ligjet janë të publikuara në Gazetën Zyrtare dhe janë në fuqi, sa i përket masave që kanë të bëjnë me çmimet e karburanteve, ato do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme. Karburantet do të jenë me vlerë më të ulët. Gjithashtu sa i përket produkteve ushqimore, si rezultat i këtyre masave, gjatë ditëve në vijim, gjatë javës do të ketë lirim në çmim si rezultat i uljes së TVSH-së nga 5 në 0 për qind për këto produkte kryesore ushqimore”, tha mes tjerash Besimi./TV21