Fetai: BDI të shkoj në opozitë të reformohet. Ahmeti e keqja më e madhe

“Izeti, Bilalli e Afrimi, nuk i kanë bërë dëm këtij populli e këtij vendi as 1%, krahasuar me dëmet që janë bërë nga dhe në emër të Ali Ahmetit. Madje edhe mëkatet e Musës e Blerimit, ndërlidhen drejtpërdrejtë me figurën e Ali Ahmetit, i cili ka qenë dhe është strumbullari i çdo të keqe të këtyre 21 viteve të fundit. Kam menduar çdoherë dhe vazhdoj të mendoj se Ali Ahmeti është e keqja më e madhe e këtij vendi. Pa u larguar ai, BDI as nuk mund të reformohet e as nuk mund të jetë partner, përpos për interesa strategjike të çastit. Posa të tejkalohet kriza kushtetuese, BDI duhet të shkojë në opozitë dhe të reformohet, sa nuk na kanë ikur edhe njerëzit e fundit që mendojnë për të mirën kolektive e shqiptarëve”. Ka shkrua ne profiling e tij në facebook Arben FETAI.