Ferrari dhe Mercedes nuk do të sjellin përmirësime në Azi, kufizohen nga buxheti

Dy prej skuadrave më të mëdha në Formula 1, Ferrari dhe Mercedes do të vazhdojnë garimin pa ndonjë modifikim në bolid.

Mercedes dhe Ferrari kanë mbetur prapa skuadrës së Red Bull e cila po dominon kampionatin aktual.

Përmirësimet në bolid janë të nevojshme për dy skuadrat, por kufizimet në buxhet kanë pamundësuar afrimin e pakove të reja.

Sipas raportimeve të fundit, Ferrari dhe Mercedes s’do të sjellin risi në garat në Azi, përcjell lajmi.net.

Siç bëjnë të ditur nga skuadrat, të dyja janë afruar me limitet buxhetore dhe mund të bëjnë vetëm ndryshime minore.

Mercedes pritet të bëjë një ngritje të fundit në Austin.

Ndërkohë, FIA pritet që gjatë ditës së sotme të lëshojë një njoftim lidhur me shkeljen e rregullave financiare. Skuadra e Red Bull është ajo që dyshohet të ketë bërë shkelje.