Fero vjen me këngë të re

Fero këto muajt e fundit ka filluar të ‘ngjallet’, thuajse çfo dy javë reperi publikon nga një këngë të re.

Gjatë orëve të para reperi nga Gjilani ka publikuar këngën e tij më të re të cilën e ka titulluar ‘Habibi’, dhe e ka kompletuar edhe nga ana vizuale duke i punuar edhe klipin.

Si çdo herë tjetër, edhe këtë këngë vetë Fero është kujdesur për tekstin e këngës, teksa miksimin dhe masterizimin e ka bërë Rice on tracks.