Fero pozon me vajzën në duar: Një nga dhuratat më të mira që kam marrë

Reperi Fero ka pak kohë që është bërë baba për herë të parë, Arbenita solli në jetë një vajzë, shkruan lajmi.net.

Çifti vendosën që vogëlushen ta pagëzojnë Nina, ndërsa deri tani nuk e kanë zbuluar portretin e saj.

Në foton e fundit, Fero pozoi me vajzën në duar, duke e puthur atë, ndërsa thotë se është një nga dhuratat më të mira.

“Një nga dhuratat më të mira që kam marrë është vajza ime 💞”, janë fjalët e reperit.

Artisti ka paralajmëruar disa projekte muzikore, rreth të cilave po punon, ndërsa pritet që me t’u kthyer në Kosovë të fillojë publikimin e tyre.

“Wumm Wumm” mbetet kënga e fundit e tij, në bashkëpunim me Gorgy dhe Gent. /