Fero ndan imazhin e bukur me vajzën në duar

Fero dhe Arbenita janë çifti i shoubizit që para pak ditësh u bënë prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Dyshja kanë publikuar edhe fotografitë e para me vogëlushen, të cilës nuk kanë preferuar t’ia zbulojnë portretin.

Së fundi, reperi postoi një fotografi, në të cilën u shfaq me vajzën e sapolindur në duar, të cilës ia mbuloi sërish fytyrën me një zemër.

Ndryshe, Fero së fundi ka njoftuar se ka finalizuar një këngë, të cilën do t’ia dedikojë vajzës së tij Ninës. /Lajmi.net/