Fero ka zbuluar listën e këngëve të albumit ‘Self Loyalty’

Ka muaj që reperi nga Gjilani ka paralajmëruar albumin e tij të parë ‘Self Loyalty’ dhe tani na ndan vetëm edhe pak kohë deri sa të lansohet albumi.

Albumi përmban gjithsej 14 këngë dhe Fero ka zbuluar titujt e të gjithave duke konfirmuar se ndër to është edhe një bashkëpunim por e la enigmë artistin/en me të cilin ka bashkëpunuar.

“Lista e albumit Self Loyalty, vetëm një bashkëpunim, a thu kush? Edhe këto ditët në vijim lansohet përfundimisht n’Spotify, iTunes, Deezer etj edhe më vonë në YouTube”, ka shkruar krahas postimit Feromeni.