Fifi paralajmëron tjetër bashkëpunim

Fifi është njëra ndër këngëtaret më aktive të momentit.

Ajo po kujdeset që të sjell projekte muzikore, njëra pas tjetrës.

Fifi sërish ka paralajmëruar një projekt të ri, i cili do të jetë bashkëpunim.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ ajo ka lënë ndjekësit e saj të hamendësojnë për këtë bashkëpunim.

“Një pyetje për juve. Fifi ft…? Propozoni ta shoh a po ja qëlloni”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografisë.

Fifi gjithashtu është mjaft e angazhuar me koncerte ku krahas tyre po punon shumë për projekte muzikore.

Kujtojmë që Fifi së fundmi erdhi me një bashkëpunimin me Gent Fatalin “Pikturë” , këngë e cila deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në kanalin e ‘YouTubes’.