ShowBiz “Femrat nuk qajnë më”, Shakira reagon pasi Gerard Pique zyrtarizoi lidhjen me...

“Femrat nuk qajnë më”, Shakira reagon pasi Gerard Pique zyrtarizoi lidhjen me Clara Chian

Shakira hyri në Instagram për të tundur ijet e saj të famshme pasi ish-i i saj, Gerard Pique, doli publikisht me të dashurën e tij të re.

“Femrat nuk qajnë më, femrat vallëzojnë”, shkroi ylli kolumbian i popit, 45 vjeç, postoi një video që shfaqte atë duke kërcyer dhe duke interpretuar tekstin e këngës së saj të re, “BZRP Music Session #53”.

Në klip, i cili me sa duket u filmua në një studio kërcimi, Shakira kishte veshje sportive me ngjyrë të zezë.

Flokët e saj bionde ishin të lëshuara sipër dhe të drejta, me balluke të tërhequra për të treguar makijazhin e përsosur.

Në fillim të kësaj jave, Pique bëri publike lidhjen e tij me Clara Chia Marti përmes një postimi në Instagram.

Ish-futbollisti 35 vjeç, dhe studentja e PR, 23 vjeç  që dyshohet se e filluan romancën e tyre ndërsa ai ishte ende me Shakira u panë bashkë në një ‘selfie’ të parë si çift.

Ndërsa kënga e re e Shakirës  “BZRP Music Session #53” përmban disa tekste thumbuese që ndaj Piques dhe partneren e tij të re, Clara Chia Marti , ajo përfshin gjithashtu disa fjalë për ish-vjehrrën e saj.

Është raportuar se marrëdhënia mes Shakiras dhe Montserrat Bernabeu (nënës së Piqes) është acaruar pasi ajo mirëpriti me gatishmëri romancën e re të djalit të saj.

Çifti i famshëm u nda në qershor 2022 pas një romance 12-vjeçare, e cila erdhi mes akuzave për tradhti nga ana e ish-futbollistit.