Fëmijët, më të gëzuarit për festën e Bajramit

Këtë mëngjes Bajrami më të gëzuar u zgjuan fëmijët, të cilët një natë më parë kanë vendosur mbi krevat rrobat e hekurosura me kujdes dhe kanë pritur me padurim që t’i veshin sot. Në çdo rrugicë të vegjlit vraponin nga një derë në tjetrën për të vizituar të afërmit dhe fqinjët e tyre.

 (fëmijët duke thënë o inxhe a doni me bë bajram)

“Po, jam gëzuar shumë dhe me padurim kam pritur që të vijë Bajrami”, tha një fëmijë.

“Nëpër mëhalla, nëpër shtëpi dhe diku mysafir.
Çfarë ju kanë dhënë më shumë bonbon apo para?
– Bonbone.”
– fëmijë

– Ti a ke blerë rroba të reja?
– Po.
– Kush t’i ka zgjedhur?
– Unë i kam zgjedhur, por këto mi ka zgjedhur mami.”

“Po ti, a je zgjuar me qejf sot për Bajram?
-Po.
– Çfarë të kanë dhënë më shumë bonbon apo para.
– Bonbone. 

– Por nuk do i hash të gjithë përnjëherë, apo jo, sepse ashtu të prishen dhëmbët.”

“Po jemi zgjuar me shumë qejf sot. Me shumë gëzim, sepse do shëtisim, do të shkojmë tek familjarët”, tha një fëmijë

Kjo traditë kur të vegjlit të organizuar në grupe shkojnë trokasin nëpër dyert e shtëpive në lagjet e tyre, është ruajtur me fanatizëm brez pas brezi. Të rriturit të buzëqeshur i mirëpresin ata duke iu dhënë sheqerka të ndryshme që i kanë blerë një ditë më parë si përgatitje për festën. /Alsat.mk