Shkup: Mesazhe paqeje dhe begatie nga Xhamia e Mustafa Pashës

Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup, aty ku u mbajt manifestimi qendror I faljes së Namazit të Fitër-Bajramit, sic njofton KlanM, ishte e vogël për t`I pranuar të gjithë besimtarët, të cilët, që herët në mëngjes ishin drejtuar për të falur këtë namaz Bajrami.

Krahas hapësirës së brendshme të xhamisë, u shfrytëzuan edhe hapësirat e jashtme…

Të pranishëm ishin edhe kreu I BFI-së, Shaqir Ef.Fetai, myfti të myftinive të BFI-së por edhe mysafirë tjerë të lartë.

Për të nderuar këtë ditë të bekuar, këtë festë të madhe myslimane, pati edhe një program të pasur me lutje e ilahi…

Gjatë hytbes së Fitër-Bajramit, sic njofton KlanM, kreu I BFI-së, Shaqir Ef.Fetai, tha se Fitër Bajramit është ngadhënjim i së mirës ndaj së keqes, i shpirtërores ndaj epshores, dhe hyjnores ndaj satanikes. E gjithë kjo, sipas tij, na bën të jemi njerëz të aksioneve, njerëz që thirrim në kultivimin e veprave të mira dhe njerëz që pengojmë veprimet e këqia.

“Kjo është rruga e vërtetë dhe kjo është ngritja e vetëdijes së besimtarit që në momentin e duhur të jetë i gatshëm t’u japë përgjigje sfidave dhe situatave që i sjell koha në të cilën ai jeton. Të jetë i gatshëm që të vë në praktikë sjelljen e mirëqenies, të vlerësoj veten në raport me të tjerët, t`i dëshiroj tjetrit atë që e dëshiron për vete” – tha Shaqir ef. Fetahu.

Festa e Fitër-Bajramit, sipas kreut të BFI-së, vjen pas një muaji sakrifice dhe përkushtimi të besimtarëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Në këtë muaj të Ramazanit, besimtarët lidhën zemrat më njëri-tjetrin, u afruan dhe u pajtuan në mes tyre në emër të All-llahut Fuqiplotë dhe lëshuan ndjenjën e paqës, tolerancës dhe solidaritetin dhe lutjen për vetveten e tyre, për familjen e tyre dhe për të gjitëh njerëzit në përgjithësi”

E përmendi edhe në mesazhin e Fitër-Bajramit, por në deklaratën për mediat, Shaqir Ef.Fetai, sic njofton KlanM, edhe një herë bëri thirrje që të gjthë të zotohemi për të parandaluar atë që quhet migrimi ekonomik.

“Kërkohet nga të gjithë ne që të mundohemi maksimalisht, me fjalët tona, me porositë tona, me mundin tonë që bashkërisht të formojmë kushte të nivelit stabil ekonomik, me qëllim që që njerëzit tonë, populli ynë, të gjejë ardhmërinë në trojet ku ka lindur dhe është rritur”

Pas faljes së Namazit të Bajramit, nisën urimet mes besimtarëve…Paqë, shëndet e begati ishin urimet që shqiptoheshin …

Tradicionalisht, sic njofton KlanM, pas faljes së Namazit të Bajramit, besimtarët vizitojnë varrezat ku prehen familjarët e tyre, kurse pas sofrës së Bajramit, nisin masivisht vizitat ndër familje, fis e farefis. /KlanMacedonia/