“Fëmijët e mi e kanë marrë bukurinë nga ti”, Genta Ismajli merr dedikim special nga partneri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta, në janar të këtij viti janë bërë prindër për herë të parë.

Ata janë prindër të dy binjakëve, shkruan lajmi.net.

Ivy Blue dhe Icon, janë emrat që ata i vendosën atyre.

E çifti, ndajnë shpesh foto dhe video të binjakëve të tyre në rrjete sociale.

Kësaj radhe ishte partneri i këngëtares ai i cili ndau porterin familjar me ndjekësit e tij.

Krahas portretit nuk munguan edhe fjalët e bukur drejt këngëtares.

“Ti je gruaja më e bukur e jetës sime. Nëna e fëmijëve të mi, ata e kanë marrë bukurinë nga ti, e dashura ime, të dua shumë”, ka shkruar ai krahas fotos./Lajmi.net/