Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit për projektin e ri muzikor

Dafina Zeqiri, është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Ajo sjellë shumë projekte muzikore, duke mbajtur afër fansat e saj, shkruan lajmi.net.

E si duket ka risi sërish tek këngëtarja.

Përmes një projekti muzikor, ajo ka njoftuar se xhirimet e videoklipit të ri kanë nisur.

“Dita e dytë e xhirimeve”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit teksa ndjekësit shprehën se menxi po presin projektin e saj të ri.

Ndërkohë, këngëtarja gjithashtu ka ndarë foto me një dukje elegante ku shihet me një veshje me gurë kristali.

“Hajde o shpirt veq kallzo un ty, Kur ta kom prish?”, ka shkruar ajo, ku me sa duket na ka njoftuar me disa rreshta të këngës.