Fëmijët arratisen nga shtëpitë e kujdesit

Fëmijët vazhdojnë të arratisen edhe nga shtëpitë e vogla për përkujdesje, siç bënin në institucionet më të mëdha. Procesi i de institucionalizimit i zbatuar gjatë dy viteve të fundit nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale kishte për qëllim që këtyre fëmijëve t’u ofrojë një ambient në të cilin do të donin të qëndronin, arratisja e fëmijëve vazhdon të mbetet shqetësim.

Avokati i Popullit alarmon se ikja e të miturve nga këto shtëpi për përkujdesje i ekspozon ata më shumë ndaj rrezikut për trafik me njerëz. Vaska Brajramovska- Mustafa thotë se institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin masa serioze, sepse siç thotë, është e dukshme që bëhet fjalë për dobësi të sistemit.

Është fakt se ju mungon dashuria, ngrohtësia dhe ai interesi për të cilin Avokati i Popullit flet shpesh. Një numër i madh i këtyre fëmijëve janë edhe viktima të tregtisë me njerëz, ka fëmijë pa prindër dhe kujdes prindërorë, ka fëmijë me probleme sociale dhe edukuese dhe nëse shteti nuk i bën të gjitha përpjekjet për trajtimin, këshillimin dhe edukimin e këtyre fëmijëve, atëherë nuk do të kemi rezultate të kënaqshme, por do të kemi edhe më gjatë situatën aktuale me arratisje të shpeshta”- deklaroi VASKA BAJRAMOVSKA-MUSTAFA.

Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale nuk i mohojnë ikjet e fëmijëve, mirëpo thonë se të njëjtët kthehen përsëri, ndërsa në disa raste gjetja dhe kthimi i tyre është bërë me asistimin e policisë. Nga ky dikaster thonë se shtëpitë e vogla për përkujdesje nuk janë institucione të mbyllura, andaj fëmijët kanë të drejtë të lëvizin, gjithmonë duke marrë pëlqimin e punonjësit përgjegjës.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale
“Në raste të rralla, fëmijët shkojnë te miqtë ose të njohurit e tyre, të cilët ndonjëherë kanë një ndikim negativ mbi ta dhe i çojnë ata në sjellje të rrezikshme ose të papërshtatshme. Punonjësit i njohin disa prej tyre dhe herë pas here i drejtohen policisë për ndihmë. Duhet të theksohet se policia përgjigjet në kohën e duhur. Numri i ikjeve është zvogëlohet ndjeshëm. Personeli i shtëpive në grup ka informacion mbi destinacionet më të zakonshme për fëmijët e arratisur. Fëmijët shpesh vizitojnë prindërit ose familjet e tyre, madje edhe për fëmijët që kanë qenë viktima të neglizhencës ose dhunës në familje. “

Në Maqedoninë e Veriut, ka më shumë se 20 shtëpi grupore për fëmijë, të drejtuara nga institucione publike, të cilat ofrojnë kujdes 24 orë dhe mbështetje. Sipas Ligjit për Mbrojtjen Sociale, numri i fëmijëve në një shtëpi në grup është i kufizuar në një maksimum prej shtatë, domethënë pesë kur bëhet fjalë për fëmijët me aftësi të kufizuara. Numri i përgjithshëm i fëmijëve në shtëpitë ekzistuese të grupeve është rreth 110. Në raportin e Avokatit të Popullit qëndron se stereotipat e pranishme në shoqëria e vështirësojnë edhe më shumë jetën e këtyre fëmijëve, sidomos në shkolla. Në disa prej tyre ka pasur rezistencë për të mos pranuar këta nxënës, pasi fillimisht shqetësimi ishte ngritur nga disa prindër. Edhe pse nga Ministria për Punë Sociale thonë se këto stereotipa janë tejkaluar, Avokati i Popullit insiston se ky problem ende është i pranishëm, duke shtuar se duhet bërë gjithçka që këta fëmijë të kenë një jetë normale, të ndjehen të pranuar dhe të dashur./Alsat