Asgjë nga hetimet për “Javna soba”

Katër muaj pas skandalit “Dhoma publike”, kur fotografitë e vajzave të mitura dolën në “Telegram”, ndryshimet në Kodin penal nuk kanë kaluar ende, që parashohin që ndjekësit nëpër mediat sociale të dënohen deri në tre vjet burg. Ministria e drejtësisë siguron që ndryshimet në Kodin penal do të miratohen së shpejti.

Ne si ministri shpresojmë që deri në fund të këtij muaji ndryshimet në Kodin Penal të kalojnë në Qeveri e pastaj ato do t’i dërgohen menjëherë Parlamentit për t’i votuar dhe presim që të mos ketë pengesa, gjegjësisht unanimisht deputetët t’i miratojnë këto ndryshime”- deklaroi Aleksandar Vidinovski- zëdhënës i Ministrisë së drejtësisë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa do t’i mbështesë gjithashtu ndryshimet në Kodin penal. Shprehen se kur dokumenti të arrijë në Parlament, do ta shqyrtojnë dhe nëse e shohin të nevojshme, do të paraqesin amendamente. VMRO-DPMNE shprehet se do të marrin pjesë aktive në ndryshimin e Kodit Penal. Kanë vërejtje për reagimin e ngadaltë të Prokurorisë në gjetjen e atyre që i kanë keqpërdorën fotografitë duke i shpërndarë publikisht në grup në rrjetin rus “Telegram”.

Ne që do të marrim pjesë në mënyrë aktive, pasi të miratohet propozim-ligj, në rishikimin e tij, në dëgjimin e publikut dhe nëse është e nevojshme të gjejmë zgjidhje ligjore për efikasitet më të madh të institucioneve. Ne jemi dëshmitarë që institucionet nuk reaguan aspak. Në janar të këtij viti, në Parlament u miratua Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, por nuk pamë ndonjë reagim në lidhje me mbrojtjen institucionale”- pohoi Dafina Stojanoska, VMRO – DPMNE.

Prokuroria thekson se rasti “Dhoma publike” është ende nën hetim. Presin që platforma Telegram t’u dërgojë informacione rreth krijuesve, administratorëve dhe anëtarëve të grupit. Por nuk ka përgjigje dhe prokuroria pa këto të dhëna nuk mund të veprojë kundër personave në këtë grup. Deri më tani, janë hapur procedurat për këtë rast në Veles, Kavadar dhe Prilep, ndërsa për rastin në Manastir procedura është ndërprerë sepse nuk kishte elementë të veprës penale./Alsat