
Mesfushori i Fluminenses, Filipe Melo ka përjetuar një situatë mjaftë të rrezikshme.
Teksa po udhëtonte me makinë disa grabitës e bllokuan ish-lojtarin e Juventusit, Interit, pastaj i zbritën nga makina gruan dhe fëmijët e tij si dhe një shok.
Hajdutë të armatosur e ndaluan makinën e tyre dhe ia morën atë e disa gjëra personale.
Fatmirësisht, gjendja e tyre është mirë dhe ata janë kthyer në shtëpi.
Kjo nuk ishte hera e parë që Melo kishte pasur një grabitje, kjo pasi edhe disa muaj më parë në një nga shtëpitë e tij në Brazil u kishin vjedhur bizhuteri dhe para të gatshme.