David Luiz i ofroi Interit

David Luiz i është ofruar gjigantit italian, Inter.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Chelseat, David Luiz, mund të rikthehet në futbollin evropian, pasi qendërmbrojtësi veteran iu ofrua Interit nga klubi aktual Flamengo.

Ai aktualisht luan në vendin e tij të Brazilit, pasi iu bashkua skuadrës së Rio de Zhaneiros në shtator 2021 nga Arsenali.

Sipas ‘GOAL’, ai mund të bëjë një rikthim në futbollin evropian, këtë herë te Serie A me ‘Nerazzurrët’, të cilët po shqyrtojnë nëse do të bëjnë një ofertë për mbrojtësin, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse 35 vjeçari do të luajë në Itali sezonin e ardhshëm.