Chelsea ofron 80 milionë euro për De Ligt

Chelsea po kërkon me çdo kusht transferimit e Matthijs de Ligt drejt ‘Stamford Bridge’.

‘Blutë e Londrës’ po bëjnë presion për të nënshkruar me De Ligt dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, ata tani kanë ngritur ofertën e tyre drejt Juventusit.

Sipas raportit në fjalë, Chelsea ka ofruar 80 milionë euro për të nënshkruar me holandezin, i cili ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro në kontratën e tij, transmeton lajmi.net.

Chelsea bëri një ofertë prej 40 milionë eurosh të refuzuar javën e kaluar me Timo Werner ose Christian Pulisic që iu ofruan Juventusit në marrëveshje, por që nuk u pranua nga skuadra italiane.

De Ligt dëshiron të largohet nga Juventusi në verë, siç u konfirmua nga drejtori sportiv i klubit Maurizio Arrivabene në javën e kaluar.

Ish-kapiteni i Ajax-it iu bashkua gjigantëve të Serie A në një marrëveshje prej 85.5 milionë euro në vitin 2019.