Fejohen Thomas Brodie-Sangster dhe Talulah Riley

Ajo ishte martuar me njeriun më të pasur në botë jo vetëm një herë, por dy herë.

Të cilët janë në lidhje prej dy vitesh, njoftuan se ishin fejuar mbrëmë, duke përdorur platformën Twitter të Musk për të ndarë lajmet e tyre.

Me një fotografi të saj dhe Thomas, Talulah, 37 vjeçare, tha: “Shumë e lumtur të ndaj që pas dy vitesh lidhje, Thomas Brodie Sangster dhe unë jemi fejuar”.

Foto: Golf Photos

Çifti i lumtur shijoi një natë në Londër të mërkurën, ku aktorja u pa me një unazë diamanti në gishtin e saj të martesës.

Ata u panë duke u larguar krah për krah nga qendra e famshme Chiltern Firehouse.

Foto: Golf Photos

Aktorja dukej e shkëlqyeshme me një veshje tërësisht të zezë, ndërsa Thomas tregoi stilin me një këmishë mëndafshi e pantallona kremi.

Aktori, tani 33 vjeç, katapultoi famë kur ishte vetëm 13 vjeç në filmin komedi romantike, “Love Actually” si Sam.

Çifti bënë publike romancën e tyre në ceremoninë e BAFTA marsin e kaluar.

Foto: Twitter

Romanca e tyre filloi kur aktori i “Maze Runner” luajti bashkë me Talulah në dramën “Sex Pistols” të Danny Boyle.

Talulah më parë ka qenë në lidhje me Matthew Rice.

Foto: Golf Photos

Ajo më parë ka qenë e martuar me manjatin e Tesla, Elon Musk, në vitin 2010

Të njëjtit u divorcuan dy vjet më vonë, u martuan përsëri në 2013 dhe u ndanë përsëri në 2016.

Foto: Getty Images