Dhurata Dora dhe RAF Camora sjellin këngën “Palma”

Dhurata Dora ka publikuar sot (e premte) në mesnatë projektin e ri muzikor.

“Palma” titullohet kënga, për të cilën ka bashkëpunuar me artistin austriak, RAF Camora.

Projekti i dyshes së famshme është realizuar edhe me videoklip, ndërsa artistja vjen me një paraqitje të mahnitshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe melodia e këngës është bërë nga Dora, Camora dhe nga Tonic & Denk.

Për ‘beat’-in u kujdes DjR Beatz dhe Bannzz me miksim dhe masterizim nga Menju.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi i projektit ndërkohë vlen të ceket se u bë nga Panda Music.

Dhurata vetëm pak ditë më parë solli një projekt solo të titulluar “Pa mu” që u prit jashtëzakonisht mirë.