Butrint Imeri publikon këngën e re “Moj dashni”

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka prezantuar në mesnatë (e premte) këngën e re.

“Moj dashni” mban titullin projekti muzikor, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Muzika dhe producimi i këngës është bërë nga BigBang në studion e RedBox Entertainment.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkaq i është besuar produksionit Sekuencë.

Artisti ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në klip, ku i tëri u realizua në një ndërtimtari, me një sërë protagonistësh të tjerë.

Foto: Screenshot/YouTube

Besohet që edhe ky projekt i Imerit do të pritet mirë e do të pëlqehet nga fansat.

I njëjti momentalisht është shumë i zënë edhe me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.