FB fshinë shkrimin: A është konvertimi i shqiptarëve në myslimanë, shkaku i largimit nga sllavët

Shkruan: Daut Dauti, Londër

Për tekstin e Noel Malcolmit që e postova dje, Facebook ma tërhoqi vërejtjen dhe e fshiu pas 21 minutave duke u arsyetuar se i kisha shkelë rregullat. Natyrisht që u ankova se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se FB kishte marrë vendim mbi baza të gabuara. Pas dy orëve FB e ktheu teksin dhe më kërkoi falje për gabimin.

Por, pse FB e hoqi tekstin me titull: A është konvertimi i shqiptarëve në myslimanë shkaku kryesor i largimit të tyre nga sllavët? Natyisht që këtë gjë FB e ka bërë pasi që ka marrë ankesa. Po kush janë ata që ankohen kundër variantit të spjegimit të historisë së Noel Malcolmit, një historian dhe intelektual sipëror botëror? Këta njerëz ankues me siguri janë shqiptarë pasi që supozohet që serbët nuk e dijnë shqipen për t’u ankuar kaq rrept e kaq shpejt. A e dijnë këta njerëz se Noel Malcolm (madje as une), nuk i shkelim rregullat e botimit? A kaq budallenj të medhenj janë këta njerëz kur dihet që teksti më parë është botuar në libër nga një shtëpi botuese me renome në Londër dhe New York? Plus, libri është shkruar me qëllim që të rrëzohet teza serbe që e spjegon historinë shqiptare të Kosovës. Pra, teksti, sikur edhe vetë autori (Noel Malcolm), janë rreshtuar në anën e shqiptarëve të Kosovës.

Problemi që ende ekziston jo vetëm me lexuesin tonë, por edhe me disa ‘intelektualë’, përfshirë disa ‘historianë’ është fakti që këta nuk kanë mundësi të dalin nga kurthi i spjegimit të historisë shqiptare të periudhës otomane, që është variant serb dhe pansllav në esencë.

Në këtë link është i njejti tekst, por me titull tjetër të botuar në Telegraf.

* Shkrumi eshte marre nga fcb i publicistit e gazetarit Daut Dauti

Per me shume ja edhe Linku