Favorizimi i gjuhës shqipe në kushtetutë!?

Shkruan: Nedai Shaholli

Gatishmëria e qeverisë Dhimo në paralajmërimet e tij për zhbërjen e 20% denigrues nga kushtetuta është se ajo mund të shlyhet dhe se shqipja nuk mund të barazohet me sllavishten si gjuhë e shtetit por do të ngelet si gjuhë e pakicës së favorizuar dhe e avancuar në përdorim zyrtar.
Pra, qeveria Dhimo do t’i jap një status tjetër gjuhës shqipe nga ky i sotmi si 20% por në ndryshimet e ardhëshme kushtetuese do t’i akordojnë një status tjetër si gjuhë e avancuar e pakicave dhe jo me status të njëjtë me sllavishten e tyre.
Kësisoj, sllavishtja e tyre do të ruaj supremacinë e gjuhës së shtetit dhe të admnistratës zyrtare, ndërsa gjuha shqipe do të gëzoj statusin e gjuhës së favorizuar të pakicave në marrëdhënie me shtetin dhe pushtetin si ‘gjuhë rezervë’ e pushtetarëve shqiptarë, ku në takimet e tyre në rrethe do mund të flasin zyrtarisht në gjuhën e favorizar!
Ja pra cili mund të jetë avancimi që do të gëzojë gjuha shqipe në ndryshimet e ardhëshme të kushtetutës në ‘drzhavën Severna’ si gjuhë e avancuar e ‘pakicës së favorizuar’, falë mbështetjes dhe ‘punës së palodhur’ të partiçkave politike shqiptare për ta shlyer nofkën e 20% e cila qëndron mbi kurrizin e shqiptarëve si topthi Sizifit për dy dekada.