Fatmir Toçi – “Qytetar Nderi, “Arbëreshët midis realietit dhe mitit” u promovua në Çair (Video)

Me prezencën e liderit Ali Ahmeti, kabinetit qeveritarë, deputetëve, akademikëve dhe mysafirëve të shumtë, sot në Komunën e Çairit u promovua monografia “ARBËRESHËT MIDIS REALIETIT DHE MITIT” e autorit nga Shqipëria Fatmir Toçi.

Promovimi i librit u bë në bashkëpunim mes Komunës së Çairit, Institutit për Trashëgimi Kulturore-Shpirtërore të Shqiptarëve dhe Botimeve Toena. Kjo vepër i është dedikuar njërës nga pjesët më të çmuara të trungut kombëtar dhe përmes historisë dhe të tashmes autori na njofton nga afër me Arbëreshët e Italisë.

Me propozim timim si kryetar i Komunës së Çairit dhe me votën e këshilltarëve të Këshillit komunal të Çairit, paraprakisht z.Fatmir Toçi e shpallëm për qytetar nderi të Komunës së Çairit si shprehje të mirënjohjes dhe respektit të tij për kontributin e rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit dhe të zhvillimit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Komunën e Çairit.

Çairi gjithmonë ka qenë dhe mbetet i të gjithëve dhe për të gjithë. Edhe i atyre që jetojnë fizikisht tek ne edhe i atyre në zemrat e të cilëve jeton Çairi.