Fatmir Aliu – Ejup Rrustemit: Hiqe rampën në rrugën Tetovë-Gostivar!

Kryeredatori i TV21 në Shkup, Fatmir Aliu, përmes një statusi në Facebook, ka kërkuar nga Drejtori i “Rrugëve Shtetërore të Maqedonisë”, Ejup Rustemi, të largojë pikëpagesat nga rruga Tetovë-Gostivar, për të cilën Ejupi një natë më parë, në emisionin “Click Plus”, tha se nuk i plotëson kushtet për t’u qujatur autostradë.

“#27vjet paguhet rruga Tetove-Gostivar, qe s’eshte autostrade!!! Pse pra duhet te paguhet rruga Tetove-Gostivar, drejtori s’flet, dhe as nuk shpjegon pse ndermarrja qe drejton ai, s’po e nderpren kete mashtrim multimilionesh!!!
#EjupRrustemi hiqe rampen Tetove-Gostivar, derisa nuk e bene kete rruge qe po e paguajme si autostrade, taman autostrade (me standarde, se ndryshe s’quhet autostrade)!
✌🏻& ❤️ njerez te mire”, ka shkruar gazetari Fatmir Aliu, në profiling e tij, në Facebook.

Në emisionin e mbrëmshëm, Click Plus, Rustemi, ndonëse e pranoi se rruga Tetovë-Gostivar nuk mund të quhet autostradë, ai iu shmang pyetjes së gazetarit, përse qytetarët janë të detyruar të pagujnë taksë në këtë rrugë.

“Autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson kushtet për të qenë autostradë. Për atë arsye është pjesë e Koridorit të 8-të që është parparë të lidhet marrëveshje me Bektel-Enkën. Ajo rrugë paguhet prej vitit 1995 edhe pse nuk i plotëson të gjitha kushtet sepse kështu është vendosur nga viti ’95.”- tha Rustemi.