“Fans”, kënga më e re nga Vjollca Haxhiu

Në këtë periudhë pandemie, Vjollca Haxhiu ‘shpërbleu’ me një dhuratë fansat e saj.

Këngëtarja sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Fans”, këngë të cilës ia shoqëroi edhe videon.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Avni Qaili, orkestrimin e bëri Virusi, ndërsa beatin Granit Gashi.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Vjollca Haxhiu me titull “Fans”.