Babai i Duas i pikëlluar për humbjen e Violeta Rexhepagiqit: Ishte inspirim për shumë nga ne

Këngëtarja dhe gazetarja e njohur Violeta Rexhepagiqi ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme.

Violeta vdiq në moshën 55 vjeçare, por ka lënë gjurmë të mëdha. Vdekja e papritur e saj pikëlloi të gjithë.

Edhe babai i Dua Lipës, Dukagjini, me anë të një postimi në Instagram, e kujtoi Violetën duke e quajtur inspirim.

“Prehu në paqe shoqja ime.  Violeta Rexhepagiq (1965-2020)

Ajo ishte inspirim për shumë nga ne. Këngët tuaja do të jetojnë përgjithmonë. ❤️”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, sot para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit u bënë homazhe për të ndjerën Violeta Rexhepagiqi.