Të izoluar në shtëpi, Besi e Xhensila vendosin ta kryejnë këtë punë

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj prej kur është marrë vendimi për t’u mbyllur në shtëpi, po respektojnë këtë rregull.

Dyshja po kalojnë kohë të çmuar pranë vajzës, ngase gjatë gjithë vitit nuk mund të shijojnë një pushim bashkë me familje në shtëpi, për shkak të angazhimeve.

Ditën e sotme, Besi dhe Xhensila vendosën të mbjellin lule në oborrin e shtëpisë së tyre, ndërsa atyre iu bashkua edhe vogëlushja Ajka.

Xhensila publikoi disa video në Instagram, ku shihej se po kalonin momente të bukura e gjithë familja bashkë.

Për ndryshe, Xhensila ditë më parë festoi ditëlindjen, kësaj radhe më ndryshe prej viteve tjera.