Familja e zëdhënësit të Kremlinit sanksionohet nga SHBA-ja

Familja e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, është sanksionuar nga qeveria amerikane.

Kjo është pjesë e një raundi të ri kufizimesh të vendosura nga Uashingtoni ndaj oligarkëve dhe elitave ruse, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Të prekurit përfshijnë gjithashtu 10 personat që përbëjnë bordin e VTB Bank dhe 12 anëtarë të Dumës.