Faktori shqiptar nuk guxon të anashkalohet në kontestin maqedono-bullgar

Duke parë dhe analizuar qëndrimin joparimor të subjekteve politike shqiptare, kundrejt kontestit sllavomaqedono-bullgar, mungesën e vullnetit politik për ta përfshirë faktorin shqiptar në këto bisedime, qëllimisht, njashtu siç u veprua në marrëveshjen për emrin me Greqinë, duke lënë menjëanë interesat kombëtare shqiptare dhe, mungesa e një debati konstruktiv dhe shkencor nga akademitë shqiptare, rreth çështjeve të sipërpërmendura, shprehim qëndrim tonë si në vijim:
   
  
    1. Nuk mund të anashkalohet faktori shqiptar dhe interesat e tyre kombëtare, 
    2. Kontesti në fjalë është i një kohe të gjatë mes sllavomaqedonasve dhe bullgarëve, ndonëse në dëm të shqiptarëve, sepse çështjet për të cilat kanë qëndrime të ndryshme të dyja palët, janë në cilësi të një aktrimi për të përfituar të dy palët duke margjinalizuar interesat e shqiptarëve,
    3. Ky kontest e ka zanafillën që nga Kongresi i Berlinit edhe më herët, rreth çështjeve të kontestueshme (kombit maqedon, gjuhës dhe historisë),
     4. Qëndrimet që u morën në Kongresin e Berlinit (13 qershor 1878), ishin në dëm të çështjes shqiptare dhe, në të kundërtën, favorizonin sllavët,
      5. Rusët dhe serbët, përmes diplomacisë në veprim, arritën ta bindin diplomacinë evropiane se tokat e Shqipërisë etnike (Shqipërisë Lindore), janë pronë e serbëve dhe bullgarëve,
      6. Në fillim të shekullit XX, përsëri diplomacia në veprim ajo ruse, serbe dhe bullgare fillun me shantazhimin e çështjes shqiptare duke prezantuar para diplomacisë evropiane dhe botërore të pavërteta dhe falsifikim të gjendjes reale në terren,
    7. Në luftën e parë botërore, serbët dhe bullgarët, bënë invazion në tokat shqiptare, vranë e  masakruan shqiptarë me mijëra për ta ndryshuar strukturën demografike të këtyre territoreve, ca tjerë i  dëbuan për në Turqi, në bazë të marrëveshjese serbo-turke të 1938- tës, për dëbimin e shqiptarëvë nga tokat e tyre dhe kolonizimin e të njëjtave me kolonist serbë, bullgarë, vllehë dhe pakica tjera që i sollën gjithandej,
    8. Ndërmjet dy luftrave botërore, mbretëria serbe ushtroi dhunë, gjenocid kundrejt etnisë autoktone shqiptare, me të vetmin synim për t’i kolonizuar tokat e Shqipërisë etnike,
    9. Në luftën e dytë botërore, serbët ishin të rradhitur me njësite çetnike dhe drejtëpërsëdrejti në bashkëpunim me okupatorin nazifashist, me synim për t’i asgjësuar shqiptarët; të njëjtin veprim e bënë edhe bullgarët,
     10. Me mbarimin e luftës së dytë, sllavët formuan të ashtuquajturën Jugosllavi në njësi federale, Maqedoninë e formësuan si njësia e gjashtë federative, por pa bazë konkrete, sepse emërtimi Maqedoni ishte në shpërputhshmëri me etnitetet që jetonin në këtë territor,
    11. Nga vitet 1945 deri në 1989, të shekullit XX, fuksionoi federata jugosllave, por shumëherë e drejtuar dhe e nxitur nga hegjemonizmi serb, që shqiptarëve të mos u njihej e drejta etnike, gjuhësore dhe shtetformësimi i tyre në të gjitha tokat e Shqipërisë etnike, 70 % të futura nën thundrën serbe-lexo jugosllave,
    11.  Në vitet nëntëdhjeta, filloi një frymë e re për ndryshime të sistemeve totalitare, edhe gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, shqiptarëve iu mohua e drejta legjitime për votë të lirë dhe vetëvendosje,
   12. Taktizimet hegjemoniste serbe vazhdojnë më tej që ta mbanë të margjinalizuar çështjen etnike shqiptare, duke i akuzuar shqiptarët për, gjëja, synim të “Shqipërisë së madhe”. Në fakt, e kundërta qëndron në realitet, kemi hegjemonizëm serb kundrejt tokave të Shqipërisë etnike në të cilat është formuar Serbi të madhe!,
    13. Mosmarrëveshjet mes sllavëve të Maqedonisë dhe bullgarëve, janë një spektal për të tërhequr vëmendjet e opinionit më gjerë, në njërën anë dhe, në anën tjetër, për të rikthyer ambiciet serbe, ruse, bullgare kundrejt ndryshimeve që realishtë duhet të definohen rreth historisë, kombeve politike dhe të vërtetës së kombit shqiptar që është etni autoktone, por, që në të shumtën e rasteve, juridiksionin shtetëror dhe administrativ ia kanë imponuar sllavët, lexo: serbët, rusët, bullgarët dhe grekërit si etnitet politiko-religjioz që janë.

Përgatitur nga Mel Uka_Lumnishtasi