Eurogol në “Goodison Park”, “predha” e Tielemans shtang Pickford

Mesfushori belg, Youri Tielemans mund të ketë shënuar golin e sezonit për t’i dhënë Leicester Cityt epërsinë kundër Evertonit këtë mbrëmje.

Leicester City mori një fitore të madhe me rezultat 2-0 në udhëtim te Evertoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.

Golat për ekipin e Brandan Rodgers u shënuan nga Tielemans (45’) dhe Harvey Barnes (86’).

Megjithatë, goli i parë i ndeshjes i shënuar nga mesfushori belg ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.

Tielemans ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca duke dërguar epërsinë në 0-1.

Goditja e fortë dhe e saktë mesfushorit nuk i dha asnjë mundësi intervenimi portierit Jordan Pickford.

Ky gol i belgut po vlerësohet lartë, teksa po cilësohet si gol që është në garë për më të mirin e sezonit.