Është përplasur një veturë me migrantë në afërsi të Strumicës, ka të lënduar

Dje në rrugën rajonale Valandovë – Strumicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të mjetit motorik të pasagjerëve “Audi A8” me targa të Gjevgjelisë, në të cilin janë transportuar migrantë të paligjshëm, dhe një veture “Volkswagen Turan” me targa të Strumicës, e drejtuar nga V.G. 25 nga fshati Piperovo, Strumic.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit tip Audi dhe disa emigrantë janë larguar nga vendi dhe pas masave janë gjetur në afërsi dy emigrantë nga Siria. Ata janë vendosur në Qendrën e pritjes për të huaj në Shkup, ndërsa automjeti tip Audi është konfiskuar, njofton MPB.

Në aksident janë lënduar drejtuesi i mjetit “Volkswagen Touran” dhe pasagjerët R.P.(36) dhe S.S.(44), të dy nga Strumica.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.