“Është bërë muzika si zyre pune”, këngëtari i njohur reagon për hyrjet e reja në industri

Elgid Doda duket se hodhi thumba për Ana Lleshin.

Pavarësisht faktit se a kanë talent në këtë fushë apo jo, shumë persona kohëve të fundit po vendosin t’i futen muzikës, shkruan lajmi.net.

Për këtë çështje shumë prej artistëve reagojnë kohë pas kohe, duke thënë se jo çdokush mund të futet në këtë industri.

Këngëtari Elgid Doda me anë të postimit të fundit thotë se muzika është bërë si zyre pune.

“Osht bo muzika si zyre pune. Kush ka met pa pun futi i kong. Bjena mar o Zot”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se postimi i artistit erdhi pak orë pasi Ana Lleshi publikoi këngën e parë, e që thumbat mund të jenë edhe për të.