Escobar sot takon Kovaçevskin dhe Mickoskin

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot e vazhdon vizitën në vend me takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Pas takimit mes Kovaçevskit dhe Eskobarit, paradite në Qeveri do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Escobar po qëndron për një vizitë dy-ditore në RMV dhe kjo pason fillimin e procedurës parlamentare për miratimin e amendamenteve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi të mbajë seancën e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Takimi i parë i Escobar ishte dje me presidentin Stevo Pendarovski dhe në të, siç informoi kabineti presidencial, u shpreh pritshmëria e Uashingtonit zyrtar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Në prag të vizitës së Escobarit, kryeministri Kovaçevski dje njoftoi se ai dhe zyrtari amerikan do të diskutojnë për çështje kombëtare, dypalëshe dhe rajonale me interes për Maqedoninë e Veriut.