Ertan Demiri, tim menaxheri i skuadrës së FC Shkupi, sot ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin nga Çairi.
Ai njoftimin e ka bërë përmes një njoftimi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.
“Me marrëveshje te dyanshme vendosëm që të ndërpresim bashkëpunimin me FC Shkupin.
Ishte privilegj dhe kënaqësi të jem pjesë e kësaj skuadre për 18 muaj. Ju falëminderit të gjithëve dhe mirëupafshim”, ka shkruar Ertan Demiri./Gazeta Lajm/