VMRO-DPMNE akuzon ministrin e Jashtem Nikolla Dimitrov se është i përfshirë në aferën “Reket”. Partia e Mickovskit pretendon se Dimitrov ka mbuluar perfshirjen e tij ne kete aferë, në vend që ta denoncojë krimin për të cilin, sipas kesaj partie, kryediplomati ka qene i informuar.
“Cilët janë motivet e kësaj sjelljet, duhet të vërtetojë ndonjë hetim në të ardhmen.
Mosparaqitja është vepër penale”, shprehen nga VMRO-DPMNE. Ata shtojnë se Dimitrov ka gënjyer kur para disa muajve deklaroi se nuk ka qenë i njoftuar me zhvatjen dhe më pastaj tha se ka një vërejtje për bisedën me ambasadorin. “Nëse ka dokument zyrtar, opinioni ka të drejtë të shoh çfarë përmban ai dokument. Nikolla Dimitrov të mos fshehë dokumentin dhe të mos fshehë të vërtetën. Ta dorëzojë në Prokurori, për shkak se edhe ai e din se me ligj ka përgjegjësi për atë që fsheh veprën penale”, shprehen nga kjo parti duke shtuar se me deklaratat se ai nuk është i përfshirë dhe nuk ka pasur njohur me zhvatjen lloi të gënjejë njëjtë sikur she i tij, Zaev.
Maqedoni VMRO-DPMNE: Dimitrov është i përfshirë në aferën “Reket”