Erdogan: Turqia po kthehet në superfuqi ushtarake, do ta çojmë në ‘superligën’ e botës

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i ka bërë jehonë fuqisë dhe modernizimit të ushtrisë turke sa i përket fushës ajrore dhe detare.

Sipas tij Turqia është mes 4 vendeve më të mira në botë sa i përket teknologjisë së mjeteve ajrore siç janë dronët.

Erdogan u shpreh se: “Nuk kemi synime mbi territorin, detin dhe sovranitetin e asnjë vendi. Ne përpiqemi vetëm të mbrojmë atdheun tonë dhe të drejtat tona. Ashtu si në çdo fushë, jemi të vendosur ta çojmë Turqinë në superligën e botës edhe në fushën e detarisë.”

Ai nuk la pa përmendur edhe pretendimet turke për shfrytëzimin e resurseve natyrore në Detin e Mesdheut dhe Egjeut.

“Në Mesdheun Lindor janë bërë përpjekje për të uzurpuar të drejtat e popullit tonë dhe turqve të Qipros.”