Erdogan: Nuk e pranoj çmimin Nobël edhe nëse ma japin!

Presidenti Erdoğan tha se nuk do ta pranonte Çmimin Nobel për Paqe në rast se një ditë do t’i jepej atij.

Erdoğan: Në Evropë ekziston një krizë serioze e lidershipit. Nuk gjej guximin të them ‘Në Evropë, ky lider është shembull’.

Erdoğan: Nobeli është konsumuar. Nobeli është në një pozitë që vepron politikisht, në mënyrë ideologjike. Nobeli nuk ka asnjë vlerë për mua.

Erdoğan për Nobelin: Si Turqi nuk do të marrim pjesë në ceremoninë e Nobelit. Shpërblimi i një vrasësi do të thotë bashkëveprim me zullumin.