Erdogan nga Beogradi: Turqia e gatshme ta ndihmojë Kosovën e Serbinë në dialog

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se është i kënaqur për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet.

“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja për kalimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë vetëm me letërnjoftim, ndërsa sa i përket targave, shpresoj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje të tjera problematike”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Këto komente, shefi i shtetit turk i bëri pas takimit që pati në Beograd me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. Mes tjerash, Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë që mundet për të arritur një zgjidhje në dialogunmidis Kosovës dhe Serbisë.

Kosova dhe Serbia zyrtarizuan arritjen e ujdisë për dokumentet më 27 gusht.

Ky zhvillim erdhi pas takimit të 18 gushtit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut, njofton Klankosova.tv