Erdhi nga Austria për hapjen e kufirit Stançiç-Bellanoc (VIDEO)

Xhezmi Sulejmani nga fshati Hotël i komunës së Likovës prej shumë vitesh punon dhe jeton në Austri, por sot është kthyer në vendlindje për të qenë prezent në cermoninë e hapjes së pikës kufitare Stançiç-Bellanoc, shkruan gazeta LAJM. Ai, thotë se ka pritur prej vitesh hapjen e kufirit që shkurton distancën mes Likovës dhe Gjilanit.
“Quhem Xhezmi Sulejmani. Kam ardhur nga Austria për t’ia uruar kufirin. Urime të gjithë shqiptarëve. Këtë gëzim e presim prej vitesh. Kam shumë miq në Gjilan dhe shpresoj që prej tani do t’i takojë më më shpesh”, tha Sulejmani para kamerës së gazetës LAJM.
Përveç zyrtarëve të lartë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në ceremoninë e hapjes së pikës kufitare Stançiç-Bellanoc, kanë marrë pjesë edhe shumë qytetarë nga dy anët e kufirit./Gazeta LAJM

Erdhi nga Austria për hapjen e kufirit Stançiç-Bellanoc (VIDEO)

Erdhi nga Austria për hapjen e kufirit Stançiç-Bellanoc (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Friday, January 31, 2020