Era e fuqishme rrëzon drunjtë dhe dëmton fasadat në Shkup (Foto)

Moti i ftohtë që ka kapluar Maqedoninë e Veriut, po përcillet edhe nga erëra të fuqishme. Në disa pjesë të Shkupit, si në lagjen Veri, era ka qenë aq e fuqishme sa që ka rrëzuar drunj, si dhe ka demtuar fasadat e renovuara të ndërtesave, raporton gazeta Lajm.
Sinoptikët parashikojnë se moti i këtillë do të vazhdojë gjatë tërë javës, kurse gjatë uikendit do të shënojnë rënie edhe më të madhe, duke mos përjashtuar edhe reshje të borës.