Enca i nënshtrohet një operacioni në këmbë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundmi është përballur me diçka shumë të pakëndshme, shkruan lajmi.net.

Ajo e ka thyer këmbën e më pas i është dashur ti nënshtrohet një operacioni. Këtë e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të një postimi në Instagram.

“Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim cuar neper mend, cfare mund te bejme ne,eshte ti perballojme si Kampiona 💪🏼 1 thyerje kembe & 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca 😜 Grateful and blessed for my life , dhe me suportin tuaj emocional e di qe cdo gje do kaloje me lehtshem 🙏🏼❤️🧿”, ka shkruar Enca pranë fotove ku pavarësisht asaj që i ka ndodhur duket në top-formë./Lajmi.net/