Vdekja e lehonës 40-vjeçare, mjekët thonë se kishte gjakderdhje të pakontrolluar

Gjakderdhja e madhe është shkaku i vdekjes së lehonës 40-vjeçare e cila vdiq në Klinikën Gjinekologjike vetëm një ditë pas operacionit cezarian në të cilin mjekët nxorën foshnjën e vdekur. Mjekët thonë se kanë bërë gjithçka për ta ndaluar gjakderdhjen, por gruaja vdiq. Kur lehona ka arritur në spital, mjekët kanë vërejtur gjetje të dyshimtë në CTG, pas çka i kanë thënë të kthehej në spital për dy orë, si parandalim nga koronavirusi. Gjatë atyre dy orëve, lehona që shkoi në shtëpi ka filluar të ketë gjakderdhje dhe është dërguar menjëherë në spital ku është operuar. Familjarët e saj thonë se mund të kishte shpëtuar nëse do të ishte mbajtur në spital. Por mjekët nuk pajtohen me këtë.

Edhe pse prerja cezariane kaloi si duhet pa komplikime operative, menjëherë pas kësaj ajo ra në gjendje specifike, gjegjësisht ndërlikim i rëndë i abdruksionit të placentës, ose para shkëputjes së placentës që quhet koagulim intervaskular i disciminuar. Ka pasur çrregullim të koagulimit dhe placenta ka filluar të rrjedh gjak nga të gjitha organet”-tha Sasho Stojçevski- doktor në Klinikën e Gjikelogjisë dhe Akusherisë.

Ndryshe, kjo ka qenë e 11-ta shtatzëni për këtë lehonë. Ajo ka katër foshnje dhe ka bërë gjashtë aborte deri më tani. Kontrolli në Spitalin klinik ishte i dyti gjatë shtatzënisë së saj tetë mujore. Sipas gjinekologjisë, shtatzënia e lehonës nuk është kontrolluar dhe nuk e kanë ditur se cilën javë të shtatzënisë është. Vdekja e nënës dhe foshnjës së saj do të hetohet nga një komision i brendshëm i Gjinekologjisë dhe Komision i formuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Gruaja shtatzënë 40 vjeçare është nga i Shuto Orizara. Në këtë lagje tetë muaj nuk ka asnjë gjinekolog. Ordinanca gjinekologjike mbylli dyert e më 22 janar. Ministria e shëndetësisë më pas njoftoi se do të gjendet zgjidhje për gratë që me vite përballen me mungesë të gjinekologëve amë.