Mateo dhe Brikena, dy nga ish-banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Albania”, kanë tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të publikuar nga pushimet e tyre.
Në imazhin e ndarë në rrjetet sociale, çifti shfaqet brenda një ashensori, të veshur të dy me veshje të bardha dhe me një paraqitje elegante.
Pamja e tyre ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar stilin e çiftit dhe afrimitetin që përcjell fotografia.
Mateo dhe Brikena vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes së publikut edhe pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në ekran.



