Marrëdhënia mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës vazhdon të mbetet një nga historitë më të komentuara të showbizit shqiptar. Edhe pas ndarjes, çdo veprim i tyre tërheq vëmendjen e publikut dhe nxit diskutime në rrjetet sociale.
Gjatë natës së parë të Sunny Hill Festival, Sara Hoxha ishte e pranishme dhe u pa duke ndjekur performancën e Dhurata Dorës. Ndërsa në natën kur në skenë u ngjit Ledri Vula, ajo nuk u pa askund në publik, ndonëse kishte biletë të vlefshme për të tri ditët e festivalit.
Mungesa e saj në performancën e reperit nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një zgjedhje për të shmangur një situatë që do të tërhiqte edhe më shumë vëmendje.




