Barcelona dhe Real Madridi e mbyllen baras pa gola një pjesë të parë energjike dhe futboll të fortë, në El Clasicon e parë të këtij viti që po zhvillohet në Camp Nou.
Dyzet e pesë minutat e parë të duelit të drejtpërdrejt për kreun në La Liga nuk dhuruan gola, përkundër rasteve të shumta në të dyja anët, raporton Gazeta Express.
Barcelona e mbajtur posedimin e topin për vetëm dy për qind më shumë se Reali, por ky i fundit e dominoi duke e sulmuar vazhdimisht.
Gerard Pique u desh ta largojë një top nga vija e portës për ta shpëtuar Barçës nga pësimi i golit, ndërkohë që të njëjtën e bëri edhe Sergio Ramos duke e ndalur goditjen e Lionel Messit.
Federico Valverde dhe Karim Benzema e rrezikuar disa herë portën e Marc-Andre Ter Stegen.
Ndërkohë, Jordi Alba e humbi mbase mundësinë më të mirë në ndeshje, duke mos shënuar përballë Thibaut Courtois pas një pasimi magjik nga Messi. /Gazeta Express/