Kryeministri Zaev nesër do të marrë pjesë në Samitin e CEI-t në Romë

Kryeministri Zoran Zaev nesër në Romë do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), si kryesues i nismës e cila sivjet shënon 30 vjetorin e formimit.

“Kryetari i Qeverisë në Samit do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit italian Xhuzepe Konte. Pritet liderët e vendeve-anëtare të CEI-t ta theksojnë rëndësinë e integrimit evropian si kyçe për përforcimin e stabilitetit, prosperitetit dhe unitetit të kontinentit, si dhe për bashkëpunimin ekonomik në suaza të nismës”, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Në Nismën e Evropës Qendrore janë përfshirë 17 vende evropiane: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Italia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Ukraina.

Nga 1 janari i viti 2020 kryesimin e CEI-t do ta marrë Mali i Zi.