Ekspozitë në qytetin e Kumanovës “Çertifikata për kafe” nga profesori Bashkim Mexhiti

Sot para publikut kumanovar në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë u hap ekspozita me temë “Çertifikata për kafe”, nga profesori i artit Prof. Bashkim Mexhiti, ligjerues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, për kumanovarët njihet edhe si një nga bashkëautorët e shtatores e Komandant Fadil Nimanit – Tigrit e vendosur në fshatin Vaksincë, të pranishëm në këtë ekspozitë ishin të pranishëm profesor të artit, artist, piktorë dhe nxënës, pikësynimi kryesor i profesor Mexhitit, konsiston me atë që të krijojë ashtu siç hapëron përkatësisht të pikturoj ashtu siç frymon.

Ideali i tij është thjeshtësia natyrore, piktura në frymë dinamike me lëvizje të lira dhe të fuqishme. Me këtë ekspozitë me triptikun profesor Mexhiti e rrumbullakson idenë e tij me këtë vepër artistike, gjegjësishtë me ekspozitën e titulluar “Çertifikatë për kafe”, paraqet jetën aktuale në kushte pandemie.