Ekspozitë me rastin e Ditës së Alfabetit, në Kumanovë (Video)

Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 22 nëntorit, në Kumanovë është mbajtur një ekspozitë e veçantë, në të cilën janë ekspozuar 40 vepra artistike nga disiplina të ndryshme të artit si pikturë, skulpturë, grafikë dhe fotografi artistike. Ekspozita është organizuar nga Shoqata e Arstitëve “Rexhai Iseni-Xhai” nga Likova dhe Kumanova. Përveç artistëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë edhe artistë të njohur nga Shqipëria e Kosova./Gazeta LAJM