Po na digjen të gjallë njerëzit, hetimet vazhdojnë

Muhamer Pajaziti

Hetimet vazhdojnë

Ndodhi ngjarja e Kumanovës, hetimet vazhdojnë, u dogjën të gjallë qytetarët tanë në Spitalin modular në Tetovë, hetimet vazhdojnë, ndodhi tragjedia e rëndë në Bullgari hetimet vazhdojnë…

Sa e sa ngjarje tragjike e humbje njerëzore, e hetimet nuk perfundojnë kurr…

Nuk përfundojnë sepse do dalin në pah keqpërdorimet, korrupsioni e kriminaliteti i një kaste politikanësh që u ngjasojnë vrasësve gjakftohtë.

Ky është tipik kriminalitet i jakës së bardhë.

Kështu është i gjithë Ballkani, pa sistem të funksionimit shtetëror, pa drejësi, me shërbime skandaloze që nuk plotësojnë asnjë standard…